Berisha: PD ka vendosur të mbështesë kandidaturat e saj për Avokatin e Popullit
Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike ka vendosur të mbështesë kandidaturat e saj për funksionin e Avokatit të Popullit, duke theksuar se këto janë persona që e përmbushin më mirë këtë rol.
Lideri i opozitës shtoi se, megjithëse mund të jenë dorëzuar edhe kandidatura të tjera, grupi parlamentar i PD-së do të njoftohet sot për listën e kandidatëve që partia ka vendosur të mbështesë.
Deklarata për media:
PD ka vendosur të mbështesë kandidaturat e saj që ajo beson se e përmbushin më mirë këtë funksion.
Pra, firmat mund të jenë dhënë, por ne mbështesim disa kandidatura, i kemi të përcaktuara dhe grupi parlamentar do i mësojë sot, të cilat ne besojmë se e kryejnë më mirë atë detyrë.