35-vjeçari u bë për spital me shkop bejsbolli, policia identifikon autorin
Blutë e Lezhës kanë identifikuar autorin e dyshuar për dhunën ndaj 35-vjeçarit, Petrit Paloka, ngjarje kjo e ndodhur një natë më parë në Rrile të Lezhës.
Paloka në dëshminë e tij ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke deklaruar para oficerëve të policisë, se nuk ka arritur t’i identifikoje autorët, pasi kanë qenë të maskuar.
Policia pas analizimit te pamjeve filmike dhe hetimeve ka identifikuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje që ndodhi një natë më parë, ndërsa ka kryer disa kontrolle banesash.
Kujtojmë se Paloka ka qenë duke udhëtuar me një automjet tip golf 5 ne rrugën e Rriles ku persona të maskuar, të cilët udhëtonin me një automjet tip audi të zi i prenë rrugën duke e goditur me sende të forta.
Paloka po merr mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ka plagë të shumta në trup dhe njërën këmbë të thyer.