Protesta e fermerëve në Greqi, rruga Kakavijë – Janinë e mbyllur pas orës 19.00
Protestat e fermerëve në Greqi vijojnë tashmë prej disa ditësh. Janë shoqëruar me bllokime rrugësh dhe më përplasje të fermerëve me policinë.
Ndërkohë që policia kufitare ka ndarë për publikun një njoftim të Policisë Kufitare Greke ku thuhet se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Njoftimi i Policisë:
Kakavijë
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.