Shehi lëshon deklaratën ‘bombë’ për Dinamon e Zagrebit

Orges Shehi ka folur menjëherë pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës, ku Skënderbeu do të përballet me Dinamon e Zagrebit.

Për Ora News, kapiteni i korçarëve deklaroi: “Jemi të kënaqur me shortin. Na ra skuadra që pak a shumë e njohim. Ne do të luajmë me bindje për tu kualifikuar. Dinamo është një ekip që ka traditë, ka ecuri të mirë, por këto dy vitet e fundit nuk është

Dinamo që ka qenë. Besojmë se është një kundërshtar i kalueshëm dhe objektivi ynë është hyrja në grupet e Europa League për herë të dytë në historinë tonë”.

Takimi i parë mes të dyja skuadrave do të zhvillohet në Zagreb më datë 17 gusht, ndërsa sfida e kthimit do të luhet në “Elbasan Arena” një javë më pas.