Wesley Sneijder: Më mungon vetëm Topi i Artë në 2010, jam i sigurt se në 2026 do ta fitojë Mbappe

Legjenda holandeze Wesley Sneijder ka folur për Topin e Artë në një intervistë për gazetën ‘Marca’, duke reflektuar mbi kohën e tij dhe mënyrën se si vlerësohet çmimi sot.

Sneijder tha se për shumë njerëz, përfshirë edhe në Spanjë, ai e meritonte Topin e Artë në 2010.

“Tani Topi i Artë vlerësohet ndryshe. Merret parasysh sezoni i plotë dhe arritjet e tij. Në kohën time, pyetja ishte thjesht: kush ishte lojtari më i mirë në botë? Shpesh e fitonin Cristiano Ronaldo ose Lionel Messi. Sot, duke u marrë parasysh sezonin dhe sukseset, ka më shumë mundësi që edhe lojtarë të tjerë ta fitojnë,” shpjegoi Sneijder.

Ai shtoi se me sistemin e ri të vlerësimit është i bindur se Kylian Mbappé do ta fitojë Topin e Artë sezonin e ardhshëm, duke theksuar se sulmuesi francez ka kaluar në një rol të vërtetë qendërsulmuesi dhe performon më mirë sesa kur luante në krah. Sneijder theksoi gjithashtu se Vinícius Jr mund ta fitojë çmimin pas sezonit tjetër, duke theksuar se të dy kanë cilësi të jashtëzakonshme për ta arritur këtë.

“Mbase Vinícius mund ta kishte fituar edhe dy vjet më parë. E meritonte, por nuk është asgjë e keqe. Për mua, nuk ndihesha më i lumtur duke fituar Topin e Artë sesa kur ngrita Champions League-n, për mua, ky triumf ka pasur gjithmonë më shumë vlerë,” përfundoi Sneijder.