FOTO/ Dyshohet si ekzekutori i Mondi Mëhallës - Kush është Nevzat Spaho i dënuar nga Gjykata e Elbasanit për...
Policia ka vënë në pranga dje një tjetër person të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan, Mondi Mëhalla, ngjarje që tronditi qytetin mbrëmjen e 30 nëntorit.
Arrestimi është kryer në Prrenjas, ku u kap 33-vjeçari Nevzat Spaho, person me precedentë penalë. ndërsa syri.net ka siguruar foton e tij.
Sipas Gazetarit Elton Qyno, Nevzat Spaho, nga Përrenjasi dyshohet se është ekzekutori i Mondi Mëhallës
Ai rezulton i dënuar më parë nga gjykata e Elbasanit për akuzën e "Shtrëngimit me anë të kanosjes për marrje pasurie" dhe "Mbajtje pa lejë të armë".
Në vitin 2022, ka rezultuar se shtetasi Nevzat Spaho, ka shtrënguar duke e dhunuar fizikisht, si dhe ka kanosur me armë zjarri, një shtetas, për dhënien e një shume parash prej 3 mijë eurosh.