SYRI TV/ Blegtoria në Maliq drejt falimentimit, i moshuari: Nuk marrim asnjë ndihmë nga shteti

Blegtorët e fshatrave në Maliq janë drejt falimentimit për shkak se nuk përfitojnë asnjë ndihmë nga shteti dhe për shkak se të rinjtë po braktisin gjithnjë e më shumë fshatin.

Syri TV

Blegtori Adem Zaçellari, nga fshati Pirg i Maliqit, po përballet me vështirësi të mëdha. Subvencionet janë të pamjaftueshme dhe nuk mbulojnë as shpenzimet minimale për ushqimin dhe mirëmbajtjen e bagëtive.

Mungesa e kullotave dhe shtrenjtimi i ushqimit për bagëtitë po e bën të pamundur mbajtjen e fermës. Të rinjtë po largohen nga fshatrat, ndërsa blegtoria po shkon drejt falimentimit.

Zaçellari tregon se fitimi është zero dhe se mbështetja shtetërore është shumë e ulët. Ndërsa bën thirrje për përkrahje nga shteti, ai vë në dukje pasigurinë ekonomike që mbizotëron në sektorin e blegtorisë në Shqipëri.