Vance: Viti 2026 do të jetë një vit fantastik për ekonominë e SHBA-së

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance gjatë mbledhjes së kabinetit këtë të marte parashikoi se viti 2026 do të jetë një vit fantastik për ekonominë e SHBA-së. Vance më tej nxiti amerikanët të jenë të duruar ndërsa theksoi se administrata po trajton atë që ai e quajti krizë e përballueshme.

“Ka qenë një vit i shkëlqyer për ekonominë, por më e mira ende nuk ka ardhur”, tha nënpresidenti gjatë një mbledhjeje të kabinetit.

Sipas tij në 2026-ën do të ketë rritje reale të pagave. Ai ritheksoi se viti i ardhshëm do të jetë një vit fantastik, duke iu referuar ligjit të Trump për axhendën e brendshme të miratuar më parë këtë vit.

Gjatë takimit të së martës, presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi arritjet e tij ekonomike ndërsa administrata e tij përballet me shqyrtim të hollësishëm mbi koston e jetesës më pak se një vit nga nisja e mandatit të tij të dytë.