SYRI TV/ Rama u merr tokën për park fotovoltaik kompanisë Salillari, banorët e Boçovës në Fier në protestë

Nga SYRI TV

Pak ditë pasi emisioni 'Piranjat' në Syri Televizion, denoncoi se qeveria i ka dhënë leje ndërtimi për park fovotolatik, me vlerë 80 milionë euro një punonjësi të kompanisë Salillari, banorët e fshatit Boçovë në Fier ku do të ndërtohet ky park janë ngritur në protestë.

Banorët pretendojnë se janë rreth 14 hektarë tokë bujqësore, që po u merret banorëve për t`ia dhënë një individi të vetëm, pë të ndërtuar park fotovolatik.

Banorët shprehen se pas këtij parku fshihet biznesmeni i afërt me qeverinë, Pëllumb Salillari, ndërsa në terren për kryerjen e punimeve, janë pikërisht makineri që janë loguar me emrin e kompanisë Salillari.

Lexo dhe: Piranjat/ Kush është punëtori pensionist i Salillarit që mori koncesionin 60 milion euro për ndërtimin e portit të Vlorës?

Teksa për ndërtimin e paneleve fotovoltaike, institucionet kanë vepruar me shpejtësi për dhënien e dokumenteve të pronësisë, për banorët që shfrytëzojnë këto prona prej 3 dekadash, dyert e institucioneve kanë qenë të mbyllura.

Pak ditë më parë emisioni Piranjat, denoncoi se qeveria ka miratuar leje ndërtimi për parkfotovoltaik për shtetasin Ëngjëll Agalliu. Ky i fundit rezulton se është punonjës i kompanisë Salillari, ndërsa ngrihen dyshime se leja e ndërtimit për një investim me vlerë 80 milionë euro, ka pas saj pikërisht kompaninë Salillari.