SYRI TV/ Në radhë për bonusin, pensionistja: Tre orë për të tërhequr kafshatën

Që nga data 1 dhjetor ka nisur shpërndarja e bonusit të pensionistëve dhe kategorive të tjera përfituese. Pensionistët shprehen për SyriTV se megjithëse janë mirënjohës për atë përkrahje që u jepet, kjo është e pamjaftueshme për shkak të çmimeve të larta me të cilat përballen çdo ditë.

Syri tv

Ndërsa ka nga ata pensionistë që shprehen se bonusi është një gjë e mirë dhe se ndihen mirënjohës për aq sa u japin.

Bonusi është mbi 5 mijë lekë për çdo përfitues, ndërsa 15 mijë lekë u jepen pensionistëve që marrin deri në 20 mijë lekë pension dhe 10 mijë lekë atyre që e kalojnë këtë shumë.

'Tre orë për të tërhequr kafshatën" thotë njëra.

Megjithatë, pensionistët theksojnë se çmimet e larta të ushqimeve, ilaçeve dhe shërbimeve në çdo ditë të vitit e bëjnë të papërfillshme këtë ndihmë ndërsa kërkojnë rritje reale të pensioneve dhe jo vetëm ndihma të përkohshme.