Banka Qendrore Evropiane refuzon përdorimin e aseteve ruse të ngrira për huanë e Ukrainës
Banka Qendrore Evropiane (BCE) ka refuzuar të japë garanci për një huanë prej 140 miliardë eurosh për Ukrainën, që do të mbështetej në asetet ruse të ngrira.
Frankfurti ka vendosur se propozimi i Komisionit Evropian shkel mandatet e BCE-së.
Zyrtarët e Brukselit kishin kërkuar që BCE të vepronte si huadhënës i fundit për Euroclear Bank, degë e depozituesit qendror belg, për të shmangur një krizë likuiditeti. Por banka qendrore ka thënë se kjo nuk është e mundur.
Analiza e brendshme e BCE-së tregon se iniciativa do të konsiderohej financim i drejtpërdrejtë i qeverive, një praktikë e ndaluar nga traktatet evropiane, pasi mund të rrisë inflacionin dhe të dëmtojë kredibilitetin e institucionit.
Ndërkaq, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, paralajmëroi se Moska do të reagonte “shumë ashpër dhe dhimbshëm” nëse asetet ruse të ngrira do të përdoren për të financuar një “huatë kompensimi” për Ukrainën.