Ipeshkvi i Sapës, Simon Kulli, përcillet për në banesën e fundit
Përcillet për në banesën e fundit ipeshkvi i Sapës, Simon Kulli. Ipeshkvi i Sapës prehet në kriptën e Katedralës “Nënë Tereza” në Vaun e Dejës. Ndërsa ceremonia mortore u mbajt pas Meshës së Salikimit.
Mesha u drejtua nga arqipeshkvi Arjan Dodaj, ipeshkvi i Rrëshenit Dom Gjergj Meta, si dhe nga ipeshkvinj të tjerë të kishës katolike në Shqipëri.
LEXO EDHE:
Pësoi arrest kardiak, ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme Ipeshkvi i Dioqezës së Sapës
Simon Kulli ndërroi jetë më 29 nëntor nga një arrest kardiak.