Mungojnë palët në gjykim, Apeli i Posaçëm shtyn seancën ndaj Ilir Metës
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka shtyrë seancën e parashikuar ndaj ish-presidentit Ilir Meta, i cili kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.
Shtyrja u bë shkak i mungesës së palëve në proces, si dhe mungesës së gjyqtares së çështjes, e cila ndodhet me leje ndërsa seanca e radhës u caktua për në datën 15 dhjetor.
Kujtojmë se pak ditë më parë, më 27 nëntor, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë për lirimin e tij.
Ilir Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Ai u arrestua me urdhër të SPAK më 24 tetor 2024.