SYRI TV/ Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Ramës, dërgon në seancë masat e Ballukut
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të kalojë në mbledhjen e gjyqtarëve, nëse kërkesa e qeverisë për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duhet të kalojë ose jo për shyrtim.
Treshja e Kolegjit dt Kushtetueses ishte e ndarë, lidhur me kalimin ose jo të cështjes për gjykim në themel, ndaj tanimë çështja do t’i kalojë mbledhjes së 8 anëtarëve të GJK.
Këta të fundit do të vendosin me një votë më shumë, nëse ankimi i Kryeministrit do të do të shqyrtohet në themel, ku një nga kërkesat e para që kërkon zgjidhje, është rrëzimi i masës së sigurisë të pezullimit të Belinda Ballukut.
Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë është pezulluar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ndërsa qeveria ka ankimuar vendimin në Kushtetuese, duke argumentuar se pezullimi përbën ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv.
Një ditë para marrjes së vendimit të treshes së gjyqtarëve të Kolegjit të Kushtetueses shefi i qeverisë u dërgoi anëtarëve të kësaj gjykate një tjetër mesazh paralajmërues.
Komentet për procesin në Gjykatën Kushtetuese, Kryeministri i paraqet si detyrim ndaj atyre që e kanë votuar, edhe pse prej një muaji nuk ka zbatuar detyrimin për të sqaruar opinionin publik mbi qëndrimin e tij lidhur me aferën prej 190 milionë eurosh të tunelit të Llogarasë.