Si po ndryshojnë pankinat në Europë: Bundesliga po ‘gllabëron’ trajnerë njësoj si Seria A dhe Premier League

Lëvizjet në pankinat e klubeve të mëdha europiane po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe presioni mbi trajnerët ka arritur nivele të reja. Fundjava e fundit solli dy ‘viktima’ të tjera: Julian Calero, i shkarkuar nga Levante, dhe Sandro Wagner, i larguar nga Augsburgu. Me këto lëvizje, Bundesliga arrin tashmë të njëjtin numër shkarkimesh si Seria A dhe Premier League, nga katër secila që prej fillimit të sezonit, ndërsa LaLiga shkon në dy ndryshime. Ndërkohë, Ligue 1 mbetet kampionati më “besnik”, me vetëm një ndryshim: atë të Monacos.

Bundesliga, ritëm i frikshëm ndryshimesh

Kampionati gjerman, dikur shembull i stabilitetit, këtë sezon ka ndryshuar qasje:

  • Bayer Leverkusen: 1 shtator: Esonerohet Erik ten Hag dhe 8 shtator e emërohet Kasper Hjulmand
  • Borussia Mönchengladbach: 15 shtator shkarkohet Gerardo Seoane dhe më 15 shtator Eugen Polanski merr drejtimin përkohësisht.
  • Wolfsburg: 9 nëntor shkarkohet Paul Simonis dhe më 9 nëntor Daniel Bauer merr skuadrën përkohësisht.
  • Augsburg: 1 dhjetor, lirohet nga detyra Sandro Wagner dhe po atë ditë Manuel Baum emërohet trajner i përkohshëm.

La Liga, dy shkarkime deri më tani

  • Oviedo: 9 tetor, shkarkohet Veljko Paunovic dhe emërohet Luis Carrión.
  • Levante: 30 nëntor, largohet Julian Calero.

Ligue gue 1: stabilitet i rrallë

Vetëm Monaco ka bërë ndryshime, ndërsa klubet e tjera franceze u kanë qëndruar besnike projekteve të tyre, ndryshe nga çfarë po ndodh në ligat e tjera të mëdha.

Konkluzioni është i qartë: edhe ligat që dikur njiheshin për durim e qetësi janë futur në vorbullën europiane të presionit maksimal. Rezultatet kërkohen menjëherë dhe trajnerët po e paguajnë gjithnjë e më shtrenjtë çdo hap fals.