‘Asgjësimi politik’ i Veliaj-Balluku’/ Koka: Largimi i tyre, lëvizje e orkestruar nga Rama!

Bashkia e Tiranës ndodhet në një situatë anormale, praktikisht pa kryetar dhe e marrë peng, një ngërç që sipas diskursit politik, buron drejtpërdrejt nga frika e Kryeministrit Edi Rama për t'u përballur me zgjedhje të parakohshme në kryeqytet.

I ftuar në emisioni ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, gazetari Bledian Koka, theksoi se vakumi aktual në krye të bashkisë nuk është një rastësi, por një strategji e mirëmenduar nga ana e Ramës, i cili nuk arriti të gjente një kandidat të përshtatshëm për të hyrë në një sfidë reale elektorale. Ndja për këtë arsye, thekson Koka, Tirana mbahet peng, duke shmangur përballjen me vullnetin e qytetarëve.

Gazetri shkon më tej, ku shprehet se vetë Kryeministri qëndron pas asaj që përshkruhet si “asgjësimi politik” i ish-zyrtarëve të lartë, përfshirë Erion Veliajn dhe Belinda Ballukun. Sipas këtij këndvështrimi, largimi i tyre nuk është pasojë e një procesi të pavarur drejtësie, por një lëvizje e orkestruar nga kreu i qeverisë.

Një element kyç i kësaj situate është shembja e narrativës së ndërtuar prej vitesh nga këta zyrtarë, të cilët deklaronin se do t'i dorëzoheshin drejtësisë sapo ajo të trokiste në derën e tyre. Në kontrast me këtë retorikë, si Veliaj ashtu edhe Balluku po kapen fort pas pozicioneve të tyre, duke refuzuar të japin dorëheqjen. Ky veprim, për gazetarin Koka, interpretohet si një dëshmi se ata e dinë fare mirë që fati i tyre nuk është në duart e drejtësisë, por në duart e Ramës. Problemi themelor, sipas analizës, nuk është vetëm rënia e individëve të caktuar, por fakti që “autokrati qëndron gjithmonë në këmbë”.

Kjo dinamikë tregon për një centralizim ekstrem të pushtetit, ku institucionet si Bashkia e Tiranës apo ministritë konsiderohen thjesht si pozicione pune për të vazhduar përfitimet personale dhe vjedhjet, dhe jo si shërbime ndaj qytetarëve.

Parashikimi është se pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, vendi do të ketë një kryeministër që qeveris pa zëvendës dhe pa ministra kyç, duke konsoliduar më tej pushtetin absolut.

Në zëvendësim të zotit Veliaj, sepse të gjithë e dimë që në fakt kryetarja e bashkisë, po themi kështu e në detyrë ose e emëruar është nënkryetarja Noela Ristani. Që do të thotë që nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe, se Noela, se Edi Rama, se Ogerta Manastirliu, nuk është se ka ndonjë diferencë të madhe. E vetmja gjë është që kjo sigurisht është një situatë anormale, po që si e tillë vijon të jetë po themi edhe në Bashkinë e Tropojës. Po do thoni ju, ç'rëndësi ka se Tropoja aq njerëz ka, nuk është se prish shumë punë se Rexha as në shtëpi se jashtë, pak ndryshime bën. Ajo që ne po po asistojmë dhe po shohim në fakt është, domethënë pengmarrja e Bashkisë së Tiranës nga ana e zotit Rama, nga frika që ai kishte në përballjen me zgjedhjet që duhet të ishin bërë tashmë, duhet të ishin zhvilluar.

Sot Tirana është peng dhe është pa kryetar për shkak se zoti Rama nuk arriti të gjente kandidatin e duhur për të bërë një, për të bërë një sfidë reale. Po mendoj që të gjithë ata që i besojnë bashkë me atë që është në burg, pra në këtë rast zoti Veliaj, që beson se, ëh, si me thënë zoti Rama e ka harruar ose e ka falur, kjo është një gënjeshtër e madhe. Folësi 1: Mendoj që zoti Rama qëndron mbrapa largimit dhe asgjësimit politik të Erion Velisë dhe shumë mirë ja bëri, se ashtu e meritonte. Siç është, siç besoj fort që është zoti Rama, besoj do flasim pak më vonë, edhe prapa asgjësimit dhe politik të Belinda Ballukut dhe asaj shumë mirë ja bëri sepse domethënë shërbëtorët pa din e pa iman dhe pa dinjitet meritojnë të gjithë të njëjtin fund dhe të njëjtin përçmim. I vetmi problem është që që nuk zgjidhet me zgjedhjen këto është që bie njëri, bie tjetri dhe qëndron gjithmonë autokrati.

Kjo është shqetësimi që ne duhet të adresojmë. Por sa i takon qoftë kryeministrisë, qoftë bashkisë, më mirë si me thënë, siç thotë populli, djepi bosh sesa shejtani brenda dhe pa diskutim. Folësi 2: Po pra, po nuk duket as bosh. Kjo, kjo më shqetëson. Folësi 1: Prandaj thashë, ata shërbëtorët kanë marrë, kanë marrë si me thënë, ndëshkimin e merituar prej tyre nga ana e, nga ana e kryetarit të tyre. Por nga ana tjetër e institucionit raportit me shtetin, se në fund të fundit fare duhet të jetë në klemencën e qytetarëve shqiptarë. Në qoftë se qytetarëve shqiptarë u pëlqen që të kenë një bashki Tiranë të kapur peng, e cila si me thënë, thjesht dhe vetëm funksionon për interesat e një personi, që në këtë rast është zoti Rama, dhe kjo ju duket e mjaftueshme, kjo është në klemencën e qytetarëve të Tiranës.

 Pra juridikisht deri në këto momente, me sa duket, ligji i ka parashikuar dhe këto lloj handikapesh dhe këto lloj, këto lloj vakanacash. Pra deri këtu s'kemi, s'kemi asgjë. E vetmja gjë që po shohim është që, si gjithmonë, qoftë Bashkia e Tiranës, qoftë posti i zëvendëskryeministrit, qoftë dhe ministritë që domethënë mbanin këta njerëzit, Veliaj dhe Balluku në këtë rast, po tregojnë qartë që janë thjesht dhe vetëm pozicione pune të tyre, me të cilat ata vazhdojnë dhe ecin përpara me vjedhjet e tyre. Dhe po ashtu me, me këtë, me këtë shfaqje, qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë edhe një herë, që narrativa që këta kishin ndërtuar, se kur neve na thërret SPAK-u, apo kur ne përballemi me drejtësinë, ne i shtrihemi barkas dhe vetëm drejtësia të bëhet, tashmë ka rënë njëherë e përgjithmonë. Erion Veliaj është kapur pas, domethënë pas pozicionit të kryetarit të bashkisë atje dhe nuk e lëshon gjallë e për ç'qamet se e di fare mirë që raporti i tij nuk është me drejtësinë, por është me drejtësinë në duart e Ramës.

Dhe të njëjtën gjë bën dhe zonja Balluku, edhe ajo nga ana tjetër që, edhe ajo si me thënë dashnorja e madhe e reformës në drejtësi, edhe ajo nuk e lëshon pozicionin e saj, sepse e vetmja gjë që duhet të kuptojnë qytetarët shqiptarë, ne po po po diskutojmë dhe po trajtojmë disa hajdutë që e kanë marrë peng, qoftë Bashkinë e Tiranës, qoftë qeverinë, dhe të cilët si me thënë e kanë përdorur deri dje drejtësinë. I kanë rënë darës së drejtësisë sa herë kur drejtësia funksiononte për opozitën dhe sigurisht që kur të vjen te shtëpia, drejtësia është më e mira në botë. Në momentin që si me thënë ajo drejtësia në në dukje e pavarur pastaj i ka shkuar dhe atyre te shtëpia, e kanë kuptuar që kjo gjëja si me thënë, nuk qenka aq gallatë.

Dhe i gjithë i gjithë mesazhi dhe të gjithë si me thënë, kumtin e kësaj raportit të Ramës me drejtësinë apo kontrollit të Ramës me drejtësinë, ata e kanë parë tek zoti Ahmetaj. Pra intervistat që zoti Ahmetaj i jepte tek zoti Peka, ata i lexojnë qartë dhe e dinë fare mirë që kreu i organizatës, nuk është vetëm kreu i organizatës, është dhe kreu i drejtësisë, është dhe kreu i parlamentit, siç është dhe sot atë që po diskutojmë, kreu i Bashkisë dhe me shumë gjasë nesër pasnesër kur të merret dhe vendimi i pritshëm i Gjykatës Kushtetuese, do të jetë pa diskutim ai më në fund kryeministri, pa zëvendëskryeministër dhe pa ministër transporte dhe energjie dhe sa ka Belinda Balluku nga mbrapa.