KQZ mblidhet sot për të vendosur rreth fletëvotimeve të 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do ta mbajë mbledhjen e radhës, ku në rendin e ditës është paraparë të shqyrtohet dhe miratohet specifikimet teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për zgjedhjet e 28 dhjetorit.]

Sekretariati i KQZ-së do të paraqesë rekomandime për themelimin e një komisioni për shqyrtimin e kundërshtimeve administrative, si dhe për zhvillimin e procedurave emergjente të prokurimit që kanë të bëjnë me organizimin e procesit zgjedhor.

Në rend të ditës bëhet e ditur se bën pjesë edhe shqyrtimi dhe miratimi i formularëve/formave zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe shqyrtimi e miratimi i përbërjes së Komisioneve Komunale.

Në rend dite është edhe miratimi i formularëve zyrtarë zgjedhorë si dhe përbërja e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, të cilat do të kenë rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e procesit në nivel lokal.

Mbledhja do të nisë me fillim nga ora 14:00.