Kreu i PD, Sali Berisha takohet sot me demokratët e Degës nr. 9 në Tiranë

Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike, do të takohet sot me demokratët e Degës nr. 9 Tiranë, në një bashkebisedim të hapur dhe të drejtpërdrejtë.

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka njoftuar ditën e djeshme në Facebook,ku fton të gjithë demokratët të jenë pjesë e takimit në degën nr 9 në kryeqytet.

‘Më datë 2 dhjetor, ora 18:30, Kryetari i PDSH-së, Prof. Dr. Sali Berisha, do të takohet me demokratët e Degës nr. 9 Tiranë, në një bashkëbisedim të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Takimi do të zhvillohet te lokali “New Bulevard”, pranë ish-stacionit të trenit.”, shkruan Këlliçi në postim.