Ndalen Lakers pas 7 fitoresh, triumfi i Pistons vjen në sekondën e fundit

Detroit fituan në sekondën e fundit 99-98 ndaj Atlanta-s dhe mbrojnë kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. Jalen Duren me 21 pikë u dallua për Pistons. Jashtë fushe fiton Cleveland, 135-119 ndaj Indiana, sfidë ku u dallua Donovan Mitchell me 43 pikë.

Pa probleme fiton Miami, që mposhti 140-123 Clippers. Të gjithë titullarët e Miami realizuan mbi 15 pikë (Norman Powell me 30 pikë më i miri). Tjetër humbje për Milwaukee, që u mund 129-126 nga Washington (McCollum 28 pikë për vendasit).

Pas 7 fitoresh ndalet skuadra e Lakers, që u mund 125-108 nga Pheonix. Dillion Brooks me 33 pikë u dallua për miqtë, ndërsa 38 pikët e Luka Doncic mbetën për statistikë. Rikthehet te fitorja Dallas, që mundi 131-121 Denver-in, ndeshje ku u dallua Anthony Davis me 32 pikë.

 

Rezultatet:

Detroit – Atlanta, 99-98

Indiana – Cleveland, 119-135

Washington – Milwaukee, 129-126

Brooklyn – Charlotte, 116-103

Miami – Clippers, 140-123

Orlando – Chicago, 125-120

Denver – Dallas, 121-131

Utah Jazz – Houston, 133-125

Lakers – Phoenix, 108-125