VIDEO-SYRI TV/ Foltorja e 3-të e PD para kryeministrisë, manekinë me veshje burgu para qeverisë

Opozita zhvilloi foltoren e tretë tek selia e Kryeministrisë, para së cilës qytetarët kishin vendosur manekinët me veshje burgu të disa prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Edi Ramës të arrestuar për korrupsion. Lideri i opozitës Sali Berisha paralajmëroi shefin e qeverisë Edi Rama se do të paguajë shumë shtrenjtë çdo vendim të diktuar ndaj Gjykatës Kushtetuese për çështjen Balluku. Berisha theksoi se presionet ndaj gjykatës faktojnë se hajduti kryesor në këto afera është Edi Rama. Ai tha se opozita nuk do të heqë dorë deri në largimin e Edi Ramës nga qeveria.

Nga SYRI TV

Partia Demokratike ka zhvilluar foltoren e tretë para selisë së kryeministrisë në shenjë proteste ndaj dhunimit të të drejtave të opozitës në parlament dhe aferave të rënda korruptive që kanë përfshirë qeverinë e Edi Ramës. Protestuesit kishin vendosur para kryeministrisë manekinë me fytyrat e disa prej zyrtarëve të lartë të qeverisjes socialiste të arrestuar ndër vite për korrupsion. Mes manekinëve, ishte edhe fytyra e Belinda Ballukut, e cila është marrë e pandehur nga SPAK dhe pezulluar nga detyra me vendim gjykate, e akuzuar për abuzim në të paktën 2 tendera me vlerë 210 milion euro.

Lideri i opozitës Sali Berisha, gjatë fjalës së tij akuzoi Kryeministrin Edi Rama për presionet ndaj Gjykatës Kushtetuese e cila do të vendosë për vendimin e gjykatës për pezullimin e Belinda Ballukut. Ai tha se këto presione faktojnë se hajduti kryesor në këto afera është vetë Edi Rama.

Cilido do kishte vetëm një rrugë, largimin e menjëhershëm. Por nuk e largon dot se paratë i ka marrë ai, se vjedhja është bërë me urdhër të tij, se paratë i kanë ndarë së bashku dhe se kjo është vetëm një sasi e vogël e tyre.

Edi Rama ka dy ditë që ka humbur çdo gjë dhe në një përçartje të neveritshme del merr në mbrojtje haptas, po mbroj ministren, nuk po mbroj Lubinë. Po mbroj kryeministrin, nuk po mbroj Edvinin.

Po të dy jeni hajdutë mor, ku ka hajdutë si ju. Po ti atë që bën kundër Gjykatës Kushtetuese, fakton se ti je hajduti kryesor i kësaj afere.

Teksa akuzoi Kryeministrin se po kërkon ti diktojë Gjykatës Kushtetuese vendimin për Ballukun, Berisha tha se opozita nuk do të ndalet deri në largimin e Edi Ramës nga qeveria.

Berisha tha se armët që po përdor Edi Rama për shkatërrimin e kombit janë vjedhja dhe droga.

Lideri demokrat u ndal edhe tek shembja e rrugës së sapo inauguruar Qukës Qafë-Plloçë dhe zbuloi se kush fshihet pas ndërtimit të saj.

Berisha tha se Rama ka ulur me 500 milion euro buxhetin e shëndetësisë dhe evidentoi gjendja skandaloze në spitalet e vendit.

Në fund të fjalimit, Lideri i opozitës ftoi qytetarët që ti bashkohen foltores para Kryeministrisë të hënën e ardhme në orën 18:00.