Tiranë/ Shpërthen një bombul gazi pranë tregut çam

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e sotme në një banesë pranë tregut çam, në kryeqytet.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja është shkaktuar nga një bombol gazi.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën për të garantuar sigurinë dhe për të nisur hetimet mbi shkakun e shpërthimit.

Ndërkohë, ekipet e zjarrfikësve janë paraqitur me vonesë, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.