Fenerbahçe-Galatasaray, s’ka fitues në derbin e Stambollit
Derbi i madh turk mes Fenerbahçes dhe Galatasarayt është mbyllur me barazim.
Në “Chobani Stadium”, ndeshja u mbyll me shifrat 1-1, me Galatasarayn që e mban vendin e parë në tabelën e renditjes.
Ishin mysafirët që shënuan të parët në minutën e 27-të.
Leroy Sane shënoi pas një goditje jashtë zonës, e cila u devijua nga mbrojtësi i Fenerbahçes.
Fenerbahçe barazoi në minutën e 44-të fillimisht, por goli u anulua për shkak të prekjes së topit me dorë nga Milan Skriniar.
Me pjesën e parë që u mbyll pa gola, Feneri e gjeti golin në minutën e fundit të ndeshjes.
Ishte Jhon Duran që shënoi për 1-1, një gol të bukur me kokë.
Kështu, Galatasaray mbetet i pari me 33 pikë, një pikë më shumë se Feneri në vendin e dytë.