Flavio Qarri vë në siklet panelistët: A do kishte zgjedhje të ndershme edhe nëse nesër kryetar do ishte dikush tjetër…?
Një debat i fortë mbi të ardhmen e Partisë Demokratike u zhvillua në Top Channel, ku të ftuar ishin gazetari Flavio Qarri, ish-deputeti i PD Dashnor Sula, gazetari Aulon Kalaja dhe analisti Agim Baçi.
Diskutimi u ndez sidomos kur në qendër u vendos një skenar hipotetik: çfarë do ndodhte nëse nesër, në vend të Sali Berishës, në krye të PD-së do të vihej Aulon Kalaja? Qarri e përdori këtë shembull për të provokuar mendimin e panelistëve mbi atë që ai e quajti “problemi real i opozitës: procesi zgjedhor dhe manipulimi dhe jo lidershipi”.
Përplasja e argumenteve
Një pjesë e panelistëve mbrojtën idenë se ndryshimi i figurës në krye të PD-së nuk do të sillte domosdoshmërisht ndryshim në rezultatet zgjedhore. Sipas këtij këndvështrimi, për sa kohë procesi elektoral mbetet i deformuar, asnjë kryetar – qoftë Berisha apo Kalaja – nuk mund të garantojë fitore. Qarri përmendi në mënyrë alegorike raste si “Suel Çela me shokë” apo “12 mandatet e Belindës” për të ilustruar idenë e ndikimeve të jashtme mbi zgjedhjet.
Nga ana tjetër, argumenti kundërshtues ishte se PD-ja nuk mund të ndryshojë asgjë pa u rikthyer te baza organizative, pa u rindërtuar si strukturë dhe pa pasur një makineri funksionale nga fshati deri në qendër.
Pjesë nga debati në studio:
Qarri: “Salianji apo kushdo tjetër janë në të drejtën e vet të tentojnë një manovër politike. Problemi nuk është te këta individë, por tek fakti që ne po harxhojmë energji për një debat tërësisht të kotë mbi strukturat.”
Baçi: “Janë sulmuar në mënyrë të vrazhdë. Retorika e përdorur më kujton byronë e kohës së komunizmit.”
Qarri: “Nuk është sulm. Problemi është se po i japim rëndësi një debati që nuk prodhon asnjë vizion ideologjik.”
Sula: “Po nuk u forcua partia dhe po nuk funksionuan strukturat, PD-ja humbet. Kjo është shqetësimi im.”
Qarri (pyetje direkte): “Nëse nesër Aulon Kalaja vihet kryetar i PD-së, a mbeten apo jo problem zgjedhjet? A vazhdojnë ndërhyrjet? A bëhen 12 mandatet e Belindës?”
Sula: “Po. Nuk ndryshon asgjë vetëm duke zëvendësuar Berishën me Aulonin. Pa rikompozimin…"