Skandali/ Proda drejtori i keq me shokë të mirë
Nga Flavio Qarri
Në Marrakesh të Marokut u zhvillua Asambleja e Përgjithshme e Interpol. Një bashkëpunim me Shqipërinë i vështirë në dekadën e fundit që është tejkaluar nga këmbëngulja e partnerëve ligjzbatues.
Në këtë asamble drejtori i policisë ose siç e etiketoi kryeministri, ministri i vërtetë i rendit, kishte shoqërues interesantë. Për të përfaqësuar ajkën e luftës ndaj kriminalitetit transnacional ai kishte marrë me vete kolegun dhe shokun personal Uljan Shpataraku. Gjithashtu ishte dhe Pëllumb Seferi. Mirëpo Uljan Shpataraku është një emër që turpëron drejtorin e policisë shqiptare. Shoqëria e tyre është e hershme.
Që në kohët e punës në Elbasan dhe jo vetëm. Gjatë kësaj periudhe kur për Prodën kishte aludime për punën e tij në kryeqytetin e krimit dhe trafikut, Shpataraku ka shkuar dhe më tej. Ai ka drejtuar seksionin kundër narkotrafikut në Elbasan (çfarë ironie) dhe ka bërë pikërisht të kundërtën. Ka lënë të shkojë një trafikant. Deri këtu asgjë tronditëse. Të tillë policë armata ka shumë. Mirëpo AMP në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lartë e kanë pezulluar Shpatarakun. Këtu do duhej të ishte fundi i karrierës për Shpatarakun e Prodës por për çudi fillon ngjitja e tij. Ndërkohë që do duhej të ishte i pezulluar, Proda në ditën e parë si drejtor policie, i lë atij trashëgim komisariatin e vjetër dhe e bën drejtor të Elbasanit edhe pse pa gradën e duhur!!! Por për këtë mendon shoku i vjetër. Proda i jep gradë të pezulluarit dhe tanimë udhëtojnë bashkë ashtu siç shokët bëjnë. Madje dalin dhe me slogane nga fotot nëpër botë si titulli që do tmerronin çunat e Dubait.
Proda ka treguar që për shokët e bën lëmsh policinë siç ishte degradimi dhe persekutimi i shefit të 2shit që guxoi t’i arrestonte shokun. Ndoshta policinë po e bën lëmsh, ndoshta krimi po bën kërdinë, por me “shoqninë” Proda, duhet thënë, është shoku që do donim të kishim.
Mbase nuk është rasti ama t’i lëmë luftën ndaj trafikut në dorë.