'I kërkoj falje PD që se kam...'/ Shpërthen protestuesi në Foltore: Dilni protestoni, ta shporrim këtë...
Një protestues ka rrëfyer dramën e tij personale gjatë protestës së opozitës, duke u shndërruar në zërin e shumë shqiptarëve që përballen me vështirësi ekonomike dhe padrejtësi nga sistemi. Nga foltorja e protestës, ai ka treguar betejën e tij 3-vjeçare me problemet shëndetësore pas një infarkti dhe një ndërhyrjeje në stomak, ndërsa detyrohet të mbijetojë me vetëm 37,000 lekë të vjetra në muaj.
Sipas dëshmisë së tij, shteti jo vetëm që nuk e ka mbështetur, por i ka mohuar edhe pagesat e detyruara. “Prej dy vitesh e dy muajsh nuk më kanë dhënë as ato lekë”, deklaroi ai, duke shtuar se për të marrë pjesë në protestë i është dashur të marrë para borxh.
Kalvari i tij thellohet me sagën gjyqësore. Pasi ka punuar në sektorin e naftës, ai ka fituar me vendim gjykate statusin e naftëtarit, i cili i jepte të drejtën të dilte në pension në moshën 60-vjeçare. Megjithatë, prej dy vitesh e gjysmë, pensioni nuk i është akorduar. Përpjekjet për të kërkuar të drejtën në rrugë ligjore u përballën me pengesa të tjera.
Protestuesi pohoi se i është ankuar personalisht edhe kryeministrit në shkurt të vitit 2021. Sipas tij, pas takimit, në vend të një zgjidhjeje, kryetari i bashkisë i ka mbyllur derën të nesërmen, duke e trajtuar “si një kriminel”.
Në fund të fjalës së tij emocionuese, qytetari bëri një apel të fortë për bashkim dhe rezistencë. “Hiqeni frikën! Dilni në protestë! Protestoni për të drejtën tuaj! Frikë vetëm nga Zoti kemi, jo nga këta hajdutë,” tha ai.
Protestuesi: Prej tre vjetësh pas një infarkti. Pas dy muajsh kam humbur gjakun, e mora gjak më ka dhënë stomak. Zoti më desh që ma dha stomakun. Kam bërë dhe ndërhyrje në stomak. Kam tre vjet që jetoj me 37,000 lekë të vjetra! Vjet, muaji janar e shkurt, dy vjet, dy muaj nuk më ke dhënë dhe ato lekë. Ja bën kryetari i bashkisë, ikën. Të më falni që po flas se jam... Kam ardhur me lekë borxh, po them. Vetëm për të protestuar. Që Partia Demokratike që m'i hapi dyert. Kam vajtur me të tëra dyert. Kam patur një proces gjyqësor se kam punuar në naftë. Kam fituar statusin e naftëtarit. Statusi i naftëtarit më jepte të drejtën të dal pension 60 vjeç. Kam dy vjet e gjysëm që s'më japin as pensionin. Përfitoj 80% të pagës bazë minimale nga statusi, trajtim financiar. Hapa gjyq, nuk më dhanë avokat. Shteti, e përfitova avokatin, nuk ma dhanë. Gjykata Administrative, Ledio Sala, ma mbylli atë pa avokat, pa qenë dhe vetë prezent. Ja, ky është shteti. Ku do vemë neve? Ku janë të ardhurat ekonomike? Po sa ka si puna ime? Që m'i ka mbyllur të gjitha dyert. Kam bërë denoncim në krimi ekonomik për lekët që s'më ka dhënë. Kam punuar në një firmë private. Ato nuk m'i dhanë një muaj ajo firma. Janë bashkëpunëtorë të tërë. Edhe ato që më dhanë, më dhanë 80% të 80%-shit. Ja, ky është shteti. Ky është shteti i korruptuar. Prandaj, hiqeni frikën! Dilni në protestë këtu! Protestoni për të drejtën tuaj! Frikë vetëm nga Zoti kemi! Nuk kemi frikë nga këta, hajdutët! E kam takuar këtë personalisht më 2021-shin. Në shkurt të 2021-shit. E më ka thënë, ke bërë denoncim këtu, sa kam bërë unë s'ka bërë i gjithë populli shqiptar, i thashë unë. Në portalet e tua që Shqipëria s'e duam, se nuk është portali Shqipëria që duam. Ka çuar të gjithë njerëzit e tyre. S'ka mundësi, ka mundësi, i thashë. Edhe jam 60 vjeç, i thashë, edhe të thamë, e çoj kokën time në satër në qoftë se të gënjej, i thashë unë. Ky është rezultati. Jep urdhër kryetarit të bashkisë, të nesërmen kryetari i bashkisë më mbyll derën. Sikur të isha një kriminel. I kërkoj falje Partisë Demokratike që s'e kam votuar. I kërkoj falje PD që se kam votuar.