'S'zgjidhet nga ligji elektoral', Logu publikon komentarin e K. Pr. Penale: Ministri mund të pezullohet nga detyra!

Këshilltari Ligjor i PD në Kuvend, Marash Logu ka shuar të gjitha zërat kundërshtarë, teksa këta të fundit shpreheshin se një ministër kabineti nuk mund të pezullohet nga detyra.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Logu ka sqaruar përmes komentuarit të e Kodit të Procedurës Penale, ligjshmërinë për pezullimin nga detyra të një ministri.

Logu teksa i referohet komentuarit të publikuar nga gjyqtari i Apelit të GJKKO, Dhimitër Lara, thekson se: Për çka rezulton, se përkundrejt një funksionari publik si deputeti apo kryebashkiaku, nuk mund të zbatohet masa e pezullimit të përkohshëm të detyrës që lidhet me funksionin që ai kryen, ndërkohë që për një funksionar publik si MINISTRI, prokurori apo vetë gjyqtari, që të tillë nuk zgjidhen sipas ndonjë ligji elektoral, të mund të caktohet dhe zbatohet masa e sigurimit ndaluese e pezullimit të ushtrimit të detyrës/funksionit, qoftë si MINISTËR, gjyqtar apo prokuror apo kujtdo detyre që përfshihet në 'funksionin publik' apo ngarkimin në "shërbimin publik"."

Statusi

Më qartë dhe më shqip se kaq nuk mund të thuhet: MINISTRI MUND TË PEZULLOHET NGA DETYRA!

Në vitin 2019, gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Dhimitër Lara publikoi komentarin e Kodit të Procedurës Penale, produkt i një eksperience 25-vjeçare në sistemin e drejtësisë (foto 1), i aprovuar për botim nga Shkolla e Magjistraturës, si një ndër tekstet mbi të cilat formohen magjistratët e rinj (foto 2) Në fq. 762 – 763, gjyqtari Lara ka trajtuar edhe masën e ndaluese të pezullimit të ushtrimit të një funksioni publik, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale.

Konkretisht gjyqtari shprehet: "Për çka rezulton, se përkundrejt një funksionari publik si deputeti apo kryebashkiaku, nuk mund të zbatohet masa e pezullimit të përkohshëm të detyrës që lidhet me funksionin që ai kryen, ndërkohë që për një funksionar publik si MINISTRI, prokurori apo vetë gjyqtari, që të tillë nuk zgjidhen sipas ndonjë ligji elektoral, të mund të caktohet dhe zbatohet masa e sigurimit ndaluese e pezullimit të ushtrimit të detyrës/funksionit, qoftë si MINISTËR, gjyqtar apo prokuror apo kujtdo detyre që përfshihet në 'funksionin publik' apo ngarkimin në "shërbimin publik"." (foto 3).