Berisha: Nuk kanë krahasim qëndrimet e mia për drejtësinë me ato të Edi Ramës. Unë denoncoj në emër të interesit publik

Berisha theksoi se qëndrimet e tij për drejtësinë nuk mund të krahasohen me ato të Edi Ramës, duke theksuar se gjithmonë vepron në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën.

Lideri i opozitës denoncoi lidhjet e kryeministrit me korrupsionin dhe krimin, duke sjellë shembuj konkretë të vendimeve për favore financiare dhe pronësore të dhëna nga Rama për të afërmit e tij.

Berisha theksoi se denoncimi i këtyre abuzimeve bëhet në emër të interesit publik dhe për të mbrojtur ligjin, duke kritikuar injorimin e krimit elektoral dhe bashkëpunimin e pushtetit me individë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Deklarata për media:

Absolutisht jo. Nëqoftëse unë, ish-kryeministër, ish-president, njeri që ua them këtu, besimi im politik është ligji dhe kushtetuta, e kjo është faktuar.
Armiqtë e mi shqyrtuan veprimtarinë time 34-vjeçare, dhe kanë sjellë zero shkelje ligji. Ata mashtruan në rast se u kujtohet se, ka marrë vendime për të ndihmuar dhëndërin. Ju kujtohet kjo.
I thotë një fjale që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra, doli që gjithë jetën e tij Sali Berisha nuk kishte marrë kurrë një vendim nominal për të favorizuar njeri, përveç se njëherë, po e them këtu një vendim për Ismail Kadarenë. 
Kur shtëpia e tij në Gjirokastër u kërkua nga shteti që të bëhej muze, për atë arsye qeveria vendosi ti dhurojë një shtëpi në Golem mos gaboj, diku në atë zonë, por atë e kam bërë me vendim të Këshillit të Ministrave me ndërgjegje të plotë se ai e meritonte, e meritonte pa asnjë diskutim. 
Nëse shteti i detyrohej kujt, i detyrohej atij dhe kombi për kontributin e jashtëzakonshëm. 
Ky është i vetmi vendim nominal i gjithë karrierës time. 
Edi Rama vetëm për të vjedhur me ligj, me vendim tokën e pronarëve tek ish-uzina, ka 4 vendime me emër për Karlo Bollinon.
Ka vendimin për Olsi Ramën. Janë 4 vendime, ka vendim për tokën, vendim për të ja prishë ndërtesa dhe vendime për të ulur çmimin, etj., me emër dhe ka sa e sa vendime të tjera, të gjitha. 
38 mijë metra katrorë i ka dhënë Olsi Ramës tek ‘Rrapi i treshit’ si drejtor i sipërmarrjes së Klubit Partizani.
Pra në këtë aspekt nëqoftëse Sali Berisha ka shkelur kund ligjin, është i ftuar çdo person ta denoncojë. Por unë nuk mund të thua ti mua, se unë po bëj presion kur unë kryej detyrimet e mia publike. 
Në rast se një gjykatës qëndron në detyrë në kundërshtim me Kushtetutën, Irena Gjoka është në detyrë në kundërshtim me nenin e Kushtetutës që e detyron atë të largohet sepse nuk ka integritetin për 1-2-3, është e përcaktuar në Kushtetutë dhe në ligjin e drejtësisë.
Dhe e mban Altin Troplini sepse i hapi hetim paraprak edhe pasi erdhën të gjithë dokumentet. 
Çfarë duhet të bëj unë nëse unë shoh një dosje që shkruan; prokurori ka ofruar Suel Çela 30 mijë euro, jo nuk i marr dua 70 mijë. Dhe është aty me të. 
Çfarë duhet të them unë, kur shkruhet aty; Taulant merr Vat Stakën dhe shko e nxirri nga burgu ata që vendosën tritolin në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës. A janë kriminale këto, kur ti nuk i dënon, i injoron. 
A nuk është ky bashkëpunim me krimin. 
Unë uroj që drejtësia të gjej forca për tu pastruar nga këta individë, se këta nuk bëjnë drejtë. Nuk bëjnë drejtësi. Urdhëroni se ç’ndodh. 
Katër vite ka banda e Troplinëve që menaxhon Durrësin. Me dhjetëra e dhjetëra tonelata kokainë ka shpërndarë nëpër Europë. Dhe zotëria e tij nuk ja konfiskon hotelin që e kishte me atë kompaninë franceze, se i thotë Rama mos e prek se jam unë ndërmjetësi i tyre. 
Pra së pari a duhet këta të zbatojnë ligjin. 
A ka fakte më flagrante për krimin elektoral se sa dosja e botuar në Gjermani dhe në të gjithë botën. A duhet të zbatojnë ligjin. Nëse këta nuk zbatojnë ligjin, atëherë këta janë bashkëpunëtor me krimin dhe të mos i denoncosh? Do i denoncosh në emër të interesit publik.
Nuk ka asnjë krahasim pra në qëndrimet e Ramës. Rama po mbron korrupsionin, unë po dënoj korrupsionin e tyre. Po dënoj lidhjet e tyre me krimin, por po e dënoj me fakte. Se dosjet e krimit elektoral janë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Se dosja ‘Toyota Yaris’ merreni ju, që donte ta mbante sekret ai, se çfarë thuhet për Taulant Ballën ai. 
Ministri që u thoshte atyre, që mi kaloni mua, se i mbaj unë, i vonoj unë që të dalin jashtë afatit në parashkrim.
Si mund ti kapërdij unë këto, si mund ti kapërdij. Mban mandatin ndërkombëtar të Elvis Doçit 1 muaj në xhep, se ai po merrej me zgjedhjet dhe pastaj çan ferrën dhe ikën. A është bashkëpunim ky.
Jo jo, një nga këta Çopjat që e arrestuan në Kosovë, jo tha e kemi pasur nga prokuroria, nuk kam pasur njoftimin nga policia. Policia nuk është se s’ka kusur. 
Ja u vra dje ai. E vrau Proda apo kush e vrau, unë nuk e di. Por Proda është anëtar i bandave të themi atë që është apo jo. Nuk mund ta mohojë kush se Proda është i tyre, nuk marr përsipër të gjej vrasësin, sigurisht. 
Por di këtë se Proda është anëtar i tyre, e dinë të gjithë, e di Rama. Rama prandaj e mban. Dhe e di më mirë Altin Troplini, e di shumë mirë. Nëse e di dhe thua policia ... kape ti, fute. A i shërben ti këtij vendi apo jo. Apo koka, koka. 
Prandaj mos krahasoni të pakrahasueshmen. E them në interesin tuaj.