SYRI TV/ Çmimet abuzuese, qytetarët: Të merren masa, çmimet e papërballueshme

Qytetarët në Gjirokastër shprehen se abuzimet me çmimet po bëhen të papërballueshme. Ata ankohen se tregtarët nuk vendosin çmime në produkte, duke lënë hapësirë për shfrytëzim.

Sipas qytetarëve, vendosja e çmimeve të dukshme është e domosdoshme për të shmangur abuzimet dhe për të garantuar një treg të drejtë. Shumë prej tyre, veçanërisht të moshuarit, theksojnë se çmimet janë rritur ndjeshëm dhe janë të pamundura për t’u përballuar.

Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, tregtimi i produkteve pa çmime të dukshme nuk lejohet. Megjithatë, kjo rregullore shpesh mbetet pa kontroll, duke i lënë qytetarët të pambrojtur përballë abuzimeve.