'Po riktheni Luftën e Ftohtë!' Rusia reagon për deklaratat e Pence në Mal të Zi

"Pence pasqyroi në Ballkan ideologjinë e Luftës së Ftohtë".

Ky ka qenë komenti zyrtar i Rusisë pas deklaratave "thumbuese" të Zëvëndëspresidentit amerikan gjatë vizitës së tij zyrtare në Ballkanin Perëndimor

Rusia dënon komentet destabilizuese të nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë zyrtare -Është për të ardhur keq se Uashingtoni po shkon gjithnjë e më thellë drejt ideologjisë primitive të Luftës së Ftohtë.”

Gjatë viztës së tij në Malin e Zi, më 2 gusht, Pence u shpreh se “Rusia ka punuar për destabilizimin e rajonit, minimin e demokracisë dhe ndarjen nga njëri-tjetri dhe nga gjithë Evropa”.

Ai shkoi edhe më tej, duke u bërë thirrje liderëve të Ballkanit “të bashkohen pa kompromis për t’u përballur me agresionin rus”.

Por ministria ruse ka thënë se Pence ka prezantuar një zgjidhje destruktive, e cila “pa dyshim do të ndihmojnë në rritjen e tensioneve” në Ballkan, raporton "Reuters".

Shtetet e Bashkuara  janë duke e përmendur vazhdimisht teorinë e tyre se Evropa Juglindore nuk ka zgjidhje tjetër, përveç anëtarësimit në NATO”, ka shtuar ministria.

Rusia ka bërë thirrje SHBA-së, të ndalojë dezinformimin për Rusinë dhe politikën e saj të jashtme, duke thënë se shteti rus është i gatshëm të punojë me partnerët ndërkombëtar./SYRI.net/