‘Ky shtet është komplet i kalbur’, Korreshi: Dyshja Balluku-Rama, janë ortakë sot, e vazhdojnë të jenë…
Mbrojtja e fortë që Kryeministri Edi Rama i ka bërë Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila ndodhet nën hetim nga SPAK dhe nën masën e pezullimit nga detyra nga GJKKO, ka ngjallur debate të shumta politike. Sipas analistëve, ky qëndrim nuk buron thjesht nga besnikëria, por nga një lojë komplekse politike, ku frika nga fuqia e vetë ministres dhe kalkulimet për të ardhmen luajnë një rol qendror.
I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv, Saimir Koreshi deklaroi se Belinda Balluku nuk është një figurë e dobët politikisht, ndryshe nga ministrat e tjerë të larguar më parë nga Rama. Ajo konsiderohet se ka një influencë të konsiderueshme mbi një numër deputetësh të Partisë Socialiste dhe se një largim i saj i pakontrolluar mund të rrezikonte stabilitetin e qeverisë. Kjo, sipas Koreshit, është “frika e madhe” e Ramës, e cila e detyron atë të marrë rolin e pazakontë të mbrojtësit të saj publik, madje edhe duke vepruar si “avokati” i saj përballë Gjykatës Kushtetuese.
Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri u deklarua se “veprimet e fundit të kryeministrit, përfshirë ankimimin në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Ballukut dhe deklaratat publike ku sugjeron se gjykata “duhet të japë një drejtim”, interpretohen si presion i hapur ndaj sistemit të drejtësisë”. Ky qëndrim shihet si një përpjekje për të ndikuar në rezultatin e procesit dhe për të mbrojtur jo vetëm ministren, por edhe vetë qeverinë nga implikimet e mëtejshme.
Sipas të ftuarve në studion e Kafe Shqeto, hapi i radhës logjik nga SPAK do të ishte kërkesa në Kuvend për heqjen e imunitetit të deputetes Balluku, duke hapur rrugën për një masë më të ashpër sigurie. Madje, Koreshi hedh hipotezën se vetë Rama, përmes këtij konflikti me SPAK, mund të jetë duke krijuar kushtet për një “arrestim të kontrolluar” si zgjidhja më e lehtë për të dalë nga ky ngërç politik, pa shkaktuar një krizë qeveritare.
Saimi Korreshi: Shiko skenarët por unë jam, te Gjykata Kushtetuese para njëherë nuk ka konflikt kushtetues në anën juridike, por kjo pak intereson shqiptarëve. Në momentin që Belinda Balluku ka marrë si avokat, s'i ka pëlqyer ndonjë avokat, po ka marrë si avokat kryeministrin. Normalisht presioni ia shton tenxheres patjetër sepse po përballet Gjykata Kushtetuese po përballet me një kërkesë të bërë drejtpërdrejtë nga kryeministri dhe me mesazhet që jep nëpër këto, nëpër këto podkaste të veta. Për mua ai është në siklet nga të gjitha llojet e anëve. Nuk është, Belinda, nuk është e dobët siç ishin të gjithë paraardhësit e saj që i ka shkarkuar dhe i ka lëshuar. Në dijeninë time ka vënë me dhjetëra deputetë, pothuajse të gjithë listën e qarkut e ka imponuar ajo dhe rrezikon edhe të rrëzojë qeverinë. Ndoshta ky ka qenë dhe frika e tij se me të humb pushtetin, shoku Rama pastaj i bie kështjella përherë që ka ngritur këtu dhe nëpër Evropë. Po ashtu pastaj, shiko, është qesharake kur të themi ne janë, domethënë, ka vjedhur te tuneli i Llogarasë apo ku di unë, loti i katërt. Kjo është, këta nuk kanë lënë lot pa vjedhur, me gjithë familjen e vet, pa e mbledhur, sepse po të provojë qytetari, do të provojë qytetari nëse merr apo jo diçka, shko të marri një leje për të ndërtuar një shtëpi të veten, ose një gardh rrethues, dhe do futen 200 mijë, 500 këshilltarë, 40 do nënkryetarë, do bëhen 30 takime, do japin edhe ndonjë kafe, ja jallah të marri lejen për rrethimin e gardhit.
Ndërkohë këta të tjerët marrin nga një lote, marrin nga një rruge, marrin këtë e me radhë. Kështu që të gjithë, po të dish të kesh marrë një shesh ndërtimi, një leje pallati ku di unë me radhë, se ty të thonë tarifat në çdo qytet. Sipas rëndësisë së qytetit dhe vlerës që ka qyteti të thonë tarifën sa kushton. Kështu që ky, ky shtet është komplet i kalbur. Pra thjesht standarti nga qyteti në qytet ndryshon mbi tarifën, se mund të jetë një qytet i preferuar po. Që të shikosh Qafe Plloçë dhe të thuash për shembull që nuk është argumentuar atje ose nuk është vërtetuar atje, po si mund të bjerë rruga pa u inauguruar mirë me 286 milionë euro me, domethënë, gjaku i shqiptarëve. Kështu që në gjykimin tim dyshja Balluku-Rama të dy jo janë, janë ortakë sot, vazhdojnë të jenë ortakë dhe ky është sikleti më i madh. Nuk ka se si një njeri që, administron si Ministria e Transporteve, përpos vendosjes ministre, drejtorat e këta, këta janë kot pastaj sepse e ka lënë të gjithë, ju e dini, ka vite që Rama tani, ja ka lënë drejtimin dhe firmën e kryeministrit, të Këshillit të Ministrave Belinda Ballukut. Kështu që çfarë pretendon, si nuk është në dijeni Rama, mund të mos ketë dijeni Rama? Domethënë babat të ketë, babat të jetë njësoj që babat të ketë 700 mijë lekëshin në shtëpi dhe s'ka bukë sepse nuk e di ku vajtën lekët. Nuk e di kush i ka marrë brenda shtëpisë. Kështu që nuk ka, nuk ka logjikë kjo më, nuk është pra koha më me të fol për dardha dhe, dhe fiq mbas krahëve të kryeministrit, sepse ai po tregon me fakte, me kërkesën që i ka bërë në kryeministri, në mbrojtjen që i ka bërë që, është halli i tij dhe jemi bashkë këtu, nuk bie vetëm ajo, bie dhe unë. Pra ky është mesazhi që, që po i jep Gjykatës Kushtetuese dhe përtej faktit se një njeri që nuk është i lidhur, nuk ka një, një aferë, nuk ka pse të marri dhe ngarkesën, aq më tepër të bëhet avokat mbrojtës i, i lekëve të vjedhura nga tunelet apo nga lotet apo ku di unë me radhë. Po, dale-dale se vetëm një nga telefonat është kapur. Pra ideja është që nga një telefon çfarë ka vërshulluar, imagjino palë-palë me të tjera se çfarë mund të dalë. Për mua ka qenë komplet një skemë, siç bëhet për zgjedhje që ajo ka arritur në një pushtet të jashtëzakonshëm sepse të administrosh atë që ka ministria e saj ja 90% e buxhetit të shtetit, pra të gjithë paratë e taksapaguesve, të gjithë, gjithë tenderat, gjithë energjitika, gjithë çdo gjë që kalon me para drejt, administrohet nga ajo dhe drejtuesit e saj që fatkeqësisht na qëlluan Fier këtë radhë. Dhe imagjino që të gjithë njerëzit me interesaë, të bizneseve të lidhura drejtpërdrejtë me monedhën, apo frika se ky pushtet sjell taksidarin nesër, ndodhi ajo që ndodhi.
Kështu që për mua, zgjidhja e vetme është që unë, shiko e di çfarë mendimi kam. Domethënë unë, unë e ndjej që ka, ka një zgjidhje shumë. E para nuk, nuk besoj që Gjykata Kushtetuese ka konflikt kushtetues po të jem, anëtar. Por presioni i madh që mund ta shtyjë me atë që po trysninë që po ushtron Rama nëpërmjet mesazheve të, qoftë edhe kërkesën, por dhe mesazheve që po i nxjerr dita-ditës, ëh do t'i hapë rrugë SPAK-ut pa arrest, se do ta sjellë kërkesën te Këshilli i Mandateve mu në parlament.
Flavio Qarri: Ajo që Rama po krijon me SPAK-un është që në finale thjesht t'ia heqin qafe më kollaj nëpërmjet arrestit?
Saimir Korreshi: Në logjikën time kjo çon se s'ka logjikë tjetër. Pra zgjidhja më e butë dhe më e lehtë për një kryeministër do të ishte shkarkimi. Se s'ka logjikë, për t'u distancuar. Pra në një shtet normal, në një, për të bërë një vizion më normal dhe e kaloi edhe me të tjerët ky, e kupton? E kaloi duke thënë dardha dhe kumbulla, duke mos i mbrojtur dhe me idenë që ne nuk mbrojmë asnjë, nuk bëhemi mburojë, partia apo qeveria nuk bëhemi mburojë e asnjë hetimi. Ju e keni parë në daljet e tjera apo jo? Kështu që është, është komplet e kundërta nga ato që ka thënë. Dhe në çdo vend të botës, për një deklaratë qoftë dhe minimaliste, domethënë kërkohet një ndjesë publike apo i jepet dorëheqja. Kurse këtu institucioni i dorëheqjes është një, nuk di çfarë të them, nuk ka institucion të tillë, nuk njihet. Ka ngelur vetëm në letra. Kështu që mendoj që kësaj radhe ëh, se si do ta, se si do t'ia dali, është për mua është në sikletin më të madh në gjenë më të lehtë. Pastaj në qoftë se është kaq konspirativ që ai do ta fusë brenda në mënyrë që ajo mos të ketë mundësi pastaj për, për të bërë të mundur rrëzimin e qeverisë e për këto apo për të dhënë një mesazh dhe njerëzve të shumtë që ka sot, se unë për mendimin tim e ka, ka vendosur shumë deputetë dhe rrezikon qeverinë se kjo është, kjo është gjithë qëllimi. Pra me i thënë që ja unë e mbrojta, ndoshta dhe kjo mund të jetë, por në gjykimin tim është, është më e rëndë se sa kaq kollaj për t'i thënë dhe dy-tre, 10 vetave aty që ka ajo, që me të rënë ajo në burg vijnë në rresht shumë kollaj ata nga Rama, nga presioni që ju ushtrohet mbi ta.
Flavio Qarri: Megjithatë, një pjesë e madhe e publikut duket ka një lloj mllefi. Madje këtu dua të citoj, duket si kur ishte emision humori po ishte në fakt edicion informativ i drejtuar nga Sokol Balla. Sipas sondazheve të mistershme të tyre, 42% ishin pro shkarkimit të Ballukut, 58 ishin pro faktit që duhet të rrinte në detyrë dhe ata 42% u etiketuan si njerëz të paarsimuar.
Saimir Korreshi: Mund të kujtohet si gazeta Zëri i Popullit kur thoshin 99.9% e qytetarëve kanë votuar…