Ish-shefi i policisë zbulon si pastrohen mbi 1.2 miliardë euro të krimit në vit dhe po 'mbytin' biznesin e ndershëm

Mbi 1.2 miliardë euro që vijnë nga krimi i organizuar pastrohen çdo vit në Shqipëri. Shifra alarmante u bënë publike nga një ish-shefi i policisë Krenar Ahmeti i ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv.

Ahmeti sjell përvojën e tij në sektorin privat të ruajtjes së sigurisë të një banke të nivelit të dytë e cila  transferonte afërsisht 20 milionë dollarë në javë para cash.  

Ai vëzhgoi se një bankë e vetme e nivelit të dytë transferonte afërsisht 20 milionë dollarë në javë. Duke e shtrirë këtë shifër te të gjitha bankat e ngjashme, ai vlerësoi se një minimum prej 100 milionë eurosh pastrohen çdo muaj, duke arritur në një total prej të paktën 1.2 miliardë eurosh në vit.

“Ky është lek i thatë që hyn, pastrohet dhe vazhdon të qarkullojë”, deklaroi ai, ndërsa pyetja shtrohet: Çfarë prodhon Shqipëria për të justifikuar një fluks kaq masiv parash. Një pjesë e konsiderueshme vjen nga aktivitete të paligjshme, përfshirë trafikun e kanabisit.

Kjo injektim masiv i parave të paligjshme përshkruhet si një "kancer" për ekonominë kombëtare. Krijon konkurrencë të pandershme për bizneset e ligjshme, të cilat luftojnë për të mbijetuar si "maceje në xham"

Pjesë nga biseda e Krenar Ahmetit në studion e 'Kafe Shqeto'

"Unë do të theksoja këtë, krimi i organizuar në vetvete ka katër faza të vetat. Është ‘organizimi në vetvete’ për me kryer biznesin e tij, fillon akumulimin, që është faza e dytë. Pra vjel ato që ka mbjellur. Faza e tretë është pastrimi i parave. Këto para ku do pastrohen? Pra, të bëhen, jo me i futur në lavatriçe, jo.  Këto para do të futen brenda sistemit legal, që janë bankat, investimet, dhe bota t'i njohë.

Tani, unë do t'ju jap një fakt që ta kuptoni se çfarë ndodh.

Kjo është nga një vëzhgimi i një oficeri policie, i cili pikërisht ne jemi të përgatitur nga, për antikrimin, pavarësisht se na kanë vënë etiketën se na dërguan jo në qarkullim, jo në forcat e ndërhyrjes së shpejtë ose të forcave speciale, po në vërtetë formimin tim e kam pikërisht në luftën kundër krimit të organizuar. Pra, do të thoja që nga vëzhgimi im, në një punë private që bëj, do t'ju jap vetëm një shifër. Afërsisht në Shqipërinë, në vitet kur u, kur u vodh në Rinas, prill 2019

Punoja për një x kompani që transferonte lekët. Njëra nga kompanitë që u munduam ta organizojmë  që mos të goditej, transferonte afërsisht tek 20 milionë dollarë në, me një bankë e nivelit të dytë, 20 milionë në çdo javë. Vetëm një bankë. Atëherë 20 milionë për katër, a i thyejnë 80 milionë?

Gazetar: Po.

Krenar Ahmeti: 80 milionë. Sa banka të nivelit të dytë janë që,

Pra, minimumi, po e marrim një minimum. ikin, në muaj. Po po e marrim minimumin e mundshëm. Të gjitha bankat në bllok çojnë 100, pra për 12 muaj, a i the 1.2 miliardë?

1.2 miliardë euro, pra kthehen cash. Nga këto 1.2 miliardë, po të bësh analizën sa janë injektuar, pra është leku që vjen brenda, pastrohet, futet në sistemin bankar dhe vazhdon prapë nëpër Evropë. Po ju tregoj vetëm një...

1.2 miliardë janë të pastra. Po ku janë bazuar? Çfarë prodhojmë ne, që ne e kemi këtë kapacitet, që ne të nxjerrim atë lloj valute? Pikërisht pra. Atëherë, pra 1/4 e GDP-së të këtij vendi, është lek që ikën direkt jashtë, cash, është lek i thatë që del.

Se analizat kështu fillojnë e bëhen. Sa vijnë, sa shkojnë, sa hyjnë, sa dalin, edhe problemi është çfarë prodhon. Çfarë prodhojmë ne?

Ca këpucë, ca brekë. Ëh pra, ose e kemi edhe, është një nga prodhimet kryesore është edhe kanabisi.

Drogën domethënë kanabisin e kemi, është i cilësisë së lartë. Pra, ju dhashë vetëm një indicie. Për të kuptuar sasinë e pastrimit. Pse thuhet, në krimin e organizuar ndiq paranë. Sikur gjysma e këtyre të jenë lekë të pastruara. Pra, e imagjinon dot? Tani flasim për fazën e katërt. Faza e katërt, këto lekë merren dhe investohen. Shumë mirë që investohen, por problemi më i madh është që bizneset e sakta që mundohen të mbijetojnë.

Të mbijetojnë, nganjëherë e kam edhe shprehjen time si ‘macja në xham’. E ke parasysh macja me kthetrat në xham mundohet, pra për jetën e vet, po prapë rrëshket. Këta që kanë lekët i injektojnë menjëherë.

Pikërisht kjo sasi monetare, ky, kjo vlerë monetare e injektume brenda ekonomisë, sjell rrënimin e ekonomisë. Këto ku shkojnë? Shkojnë në një, 1%, 2% të popullsisë. Në momentin që shkojnë në 1%, 2% të popullsisë, këta nuk janë edhe aq të aftë, inteligjentë, sa në vend të hapin fabrika dhe të hapin vende pune, hapin lokale."