Telashe të tjera për Aeroportin e Vlorës/ Apeli urdhëron gjykimin në themel të padisë së Euronature
Pas vitesh vonesash, organizatat mjedisore kanë shënuar një hap të madh në gjykatë kundër Aeroportit të Vlorës në Shqipëri. Organizata Euronatur njoftoi se Gjykata Administrative e Apelit më në fund e ka kthyer çështjen e Aeroportit të Vlorës për gjykim në shkallën e parë, që do të thotë se gjykata më në fund mund të kalojë në themel të çështjes.
Padia nga partnerët e EuroNatur @ppnea dhe @aos_alb, synon të mbrojë Lagunën e Nartës - një ligatinë e mbrojtur ndërkombëtarisht me rëndësi të jashtëzakonshme për migrimin e zogjve dhe pjesë e Deltës së Vjosës.
"Vonesa trevjeçare ka pasur pasoja shkatërruese për zonën që padia në të vërtetë kërkon të mbrojë. Pavarësisht padisë dhe apeleve të ndryshme nga Konventa e Bernës dhe Komisioni i BE-së për të ndaluar ndërtimin, punimet vazhduan në Lagunën e Nartës - duke shkaktuar shkatërrim masiv të një prej ekosistemeve më të vlefshme të Shqipërisë dhe Evropës", thotë Annette Spangenberg, Drejtoresha e Programit të Ujërave të Ëmbël të EuroNatur.
Sipas Euronatur pamjet e fundit me aeroportin e përmbytur nga konfirmojnë se sa e rrezikshme është të ndërtosh në ligatina.
Hapja e rrugës së gjykimit në themel është një tjetër telash për projektin e aeroportit të Vlorës, i cili po hetohet edhe nga prokuroria e Tiranës pas padive të ndërsjellta penale që dy aksionerët kanë bërë kundër njëri tjetrit.