12 fitore radhazi për Thunder, Lakers ‘fluturojnë’ me Doncic, sukses edhe për Houston e Boston

Fitorja e 12-të radhazi për Oklahoma, që kryeson renditjen e përgjithshme në NBA. Skuadra e Thunder fitoi 123-115 në fushën e Portland, ku protagonist ishte sërish Alexander Shai, autor i 26 pikëve.

Mirë po paraqitet edhe ekipi i Lakers, që mundi 133-121 New Orleans, duke korrur suksesin e 7-të radhazi. Doncic me 34 pikë e 12 rebound si dhe Reaves me 33 pikë bënë diferencën në fushë për kalifornianët.

Fitore të rëndësishme korri në sekondat e fundit ekipi i Boston, që mundi 117-115 Cleveland jashtë fushe. Payton Pritchard realizoi 42 pikë për Celtics. Pas dy kohëve shtesë fiton Atlanta, që mundi 142.134 Philadelphia (Jalen Johnson 41 pike).

Ekipi i Minnesota, falë 32 pikëve të Anthony Edwards, mundi 125-112 San Antonio, ndërsa Houston mundi 129-101 Utah Jazz, ndeshje ku u dalluan Sengun me 27 pikë e Durant me 25 pikë.

 

Rezultatet

Utah Jazz – Houston, 101-129

Cleveland – Boston, 115-117

New York – Toronto, 116-94

Philadelphia – Atlanta, 134-142

Portland – Oklahoma, 115-123

Minnesota – San Antonio, 125-112

Sacramento – Memphis, 107-115

Lakers – New Orleans, 133-121