FOTO/ Me këtë tritol në xhep dhe fitilin gati u kap elbasanlliu

Eksplozivi që shihni në foto bashkë me fitilin iu gjet në xhep nga policia dje një 38-vjeçari në Elbasan.

Xhaferr Deliu nga ky qytet ishte duke cur qetësisht në lagjen “Dyli Haxhire” kur Policia e ndaloi dhe e kontrolloi në trup. Në xhep, burrit  i gjet një pako e mbështjellë me natriban brënda në të cilën ndodhej siç dihhet në foto, kjo sasi prej 33.5 gr lëndë eksplozive tritol e montuar së bashku me një kapsolle detonatore me gjatësi 2.9 cm si dhe një copë fitili zjarrpërcjellës.

Deliu u arrestua menjëherë për "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit".