Nuk është Milani, ja 6 kundërshtarët e mundshëm të Skënderbeut

Skënderbeu mbrëmjen e djeshme arriti një kualifikim të bujshëm drejt fazës “Play off” të Europa Leagues pasi mposhti me penallti çekët e Mlada Boleslavit.

UEFA ka ndarë në grupe skuadrat që do të marrin pjesë në shortin e sotëm. Në këtë mënyrë është mësuar se Skënderbeu nuk mund të përballet me Milanin, por me një kundërshtar të një niveli më të ulët si Ajax apo Fenerbace.

Kundërshtarët e mundshëm të Skënderbeut:

Ajaks (Holandë)

Fenerbahçe (Turqi)

Ludogorets (Bullgari)

BATE Borisov (Bjellorusi)

Dinamo Zagreb (Kroaci)

Makabi Tel-Aviv (Izrael)