Gjeneva, ‘kryeqyteti’ i paqes botërore! Maliqi: Roli i Zvicrës ende s’është zbehur, vendi i duhur për bisedime

Në një kohë kur konflikti në Ukrainë vazhdon të jetë një plagë e hapur në zemër të Evropës, qyteti zviceran i Gjenevës rikonfirmohet si një arenë qendrore për diplomacinë botërore. Takimet e fundit të nivelit të lartë mes përfaqësuesve të Ukrainës, SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, kanë rikthyer në vëmendje rolin historik të Zvicrës si një terren neutral për zgjidhjen e krizave më të mprehta ndërkombëtare.

E njohur për neutralitetin e saj, Zvicra dhe në veçanti Gjeneva, ka shërbyer prej dekadash si tryeza ku palët ndërluftuese kanë ulur gjakrat dhe kanë kërkuar rrugëdalje. I ftuar në emisionin ‘Syri Digjital ‘në Syri Tv,  kryeredaktori i Canton 27, Nefail Maliqi, i cili ka ndjekur nga afër zhvillimet diplomatike në Gjenevë për 30 vite, shprehet se ky qytet ka qenë dëshmitar i disa prej momenteve më kulmore të historisë moderne.

Një ndër më të spikaturit mbetet samiti historik i vitit 1985 mes presidentit amerikan Ronald Regan dhe liderit sovjetik Mikhail Gorbaçov, një takim që shënoi një pikë kthese në Luftën e Ftohtë.

Historia diplomatike e Gjenevës është e pasur edhe me ngjarje me rëndësi jetike për shqiptarët. Aty u mbajtën konferencat vendimtare për ish-Jugosllavinë dhe u hodhën themelet për ndërmjetësimin ndërkombëtar që çoi në stabilitetin e Kosovës, duke pritur edhe vizitën e parë historike të Presidentit Ibrahim Rugova në selinë e OKB-së.

Në vitet e fundit, sipas Maliqit, ky rol nuk është zbehur. Gjeneva priti takimin mes Presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin, një moment i tensionuar ku diplomacia arriti të prevalojë mbi retorikën e ashpër, kur presidenti amerikan e kishte quajtur homologun e tij rus "një vrasës". Pavarësisht fjalëve të rënda, shtrëngimi i duarve në tokën zvicerane hapi rrugën për bisedime.

Megjithatë, përpjekjet aktuale për paqen në Ukrainë përballen me një sfidë thelbësore: mungesën e Rusisë në tryezën e bisedimeve. Si në konferencën e nivelit të lartë të mbajtur disa muaj më parë në Bürgenstock, ku morën pjesë liderë nga e gjithë bota, përfshirë Presidentin Bajram Begaj dhe Presidenten Vjosa Osmani, ashtu edhe në takimin e fundit në Gjenevë, pala ruse nuk ishte e pranishme.

Kjo mungesë ka ngritur pikëpyetje serioze jo vetëm për efektivitetin e këtyre negociatave, por edhe për vetë statusin e neutralitetit zviceran. Sipas Maliqit, mospërfshirja e Moskës ka nxitur një debat nëse Zvicra po devijon nga kursi i saj tradicional neutral. Ndërsa bota mban sytë nga Gjeneva me shpresën për një zgjidhje, mbetet e qartë se paqja e qëndrueshme në Ukrainë mund të arrihet vetëm kur të gjithë aktorët kryesorë të ulen në të njëjtën tryezë. Deri atëherë, Gjeneva do të vazhdojë të jetë një simbol i përpjekjeve të palodhura diplomatike në kërkim të paqes.

Siç e dini, Gjeneva si një qendër metropol ndërkombëtar, dhe Zvicra si një vend neutral, vazhdimisht ka bërë përpjekje që të ulë, si të themi gjakrat ose të ndërmjetësojë në konflikte, në krizat botërore. Edhe siç jemi dëshmitarë, unë e ndjek këtu që 30 vite këtu si gazetar në Gjenevë në Kombet e Bashkuara, ëh zhvillimet jo vetëm për diasporën shqiptare por edhe në Bernë qeverinë zvicerane, njëkohësisht edhe këtu në qendrën, në Gjenevë, në qendrën ndërkombëtare. Siç e dini kur kam arritur këtu, për herë të parë kanë filluar negociatat për ish-Jugosllavinë. Konferenca, ju kujtohet për ish-Jugosllavinë. Dhe në atë kohë ishte vizita e parë e presidentit historik Ibrahim Rugova në OKB.

Dhe që nga atëherë Zvicra, OKB-ja ka ndërmjetësuar në vënien e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, përmes negociatave të konferencës për ish-Jugosllavinë. Dhe kështu pastaj pas shumë vitesh filluan edhe bisedime të tjera, për shembull për konfliktet të tjera në botë, përmes krizave në Afganistan, në vende të tjera të botës, për shembull mes Algjerisë apo probleme të tjera, siç e kemi sot konfliktin më të ri të fundit mes Ukrainës dhe Rusisë, pastaj në Lindjen e Mesme mes Palestinës dhe Izraelit dhe të tjera dhe të tjera.

Kështu mund të themi lirisht se Gjeneva është një një qendër apo një tryezë, një tribunë që pajton, që vë në paqen në vendet e krizave. Siç e thatë edhe ju takimet me Roganin në Gorbachev në atë botë, pastaj unë e kam ndjekur që katër vite pesë ashtu në kohën e Covidit, takimin mes Vladimir Putin dhe presidentit ish-presidentit tashmë amerikan, zotit Biden. Dhe ju siç e dini edhe kanë pasur konfrontime ëh orale me fjalë, përderisa presidenti amerikan e quante Putinin një kriminel, një vrasës. Por kur erdhën në Gjenevë i shtrinë dorën njëri-tjetrit dhe kështu që filluan edhe bisedimet, negociatat për zbutjen e krizave në konfliktet në botë. Së fundit edhe kanë filluar këtu negociata të tjera për vënien e paqes në Ukrainë. Negociatat mes SHBA-ve, domethënë Ëashingtonit dhe Kievit.

Pas konferencës së fundit për paqen në Ukrainë para një viti e gjysmë ashtu në Burgenstock afër qytetit të Lucernit, Zvicra një vend neutral vazhdon të mbetet një tavolinë siç e thashë e bisedimeve të paqes para zonave të krizave. Në atë botë ishte prezentë të gjitha mbështetës pothuajse të shteteve edhe ministrat, shefat e diplomacive botërore, njëkohësisht ishte edhe presidenti i Shqipërisë, zoti Bajram Begaj. Njëkohësisht edhe presidentja e Kosovës zonja Vjosa Osmani. Dhe shumë mbështetës nga e mbarë bota. Por në atë konferencë nuk ishte i ftuar Vladimir Putin apo dikush ndonjë përfaqësues nga Rusia, nga Kremlini. Kështu që ishte një polemikë, një debat që Zvicra gjoja po del jashtë neutralitetit.