Homazhet për Simon Kullin/ Boçi: Bariu i urtë i Dioqezës së Sapës! Kontributi i tij, i gjallë te njerëzit e zonës
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, së bashku me drejtuesit e Degës së PD Vau Dejës z. Ndreca e z. Shaba dhe ish deputetin z. Hila, kanë marrë pjesë në homazhet e zhvilluara për Monsinjor Simon Kullin.
‘U largua nga kjo jetë një zë i qetë, një njeri i përulur dhe një shërbestar i përkushtuar i besimit dhe komunitetit. Kontributi i tij në jetën shpirtërore të zonës sonë do të mbetet i gjallë te njerëzit që ai i ka prekur me fjalën dhe veprën e tij’, shkruan Boçi në Facebook.
Postimi i plotë:
Së bashku me drejtuesit e Degës së PD Vau Dejës z. Ndreca e z. Shaba dhe ish deputetin z. Hila dhe anëtarë e qytetarë, morëm pjesë në homazhet për Monsinjor Simon Kullin, bariun e urtë të Dioqezës së Sapës.
U largua nga kjo jetë një zë i qetë, një njeri i përulur dhe një shërbestar i përkushtuar i besimit dhe komunitetit.
Kontributi i tij në jetën shpirtërore të zonës sonë do të mbetet i gjallë te njerëzit që ai i ka prekur me fjalën dhe veprën e tij.
Ngushëllime të sinqerta familjarëve, klerit katolik dhe gjithë besimtarëve.
Shpirti i tij u prehtë në paqe dhe ndriçoftë në Parajsë.