‘Evropa po përballet me ndryshime tronditëse’/ Kallas: Lufta e Rusisë është një kërcënim ekzistencial

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas bëri thirrje për bashkëpunim më të fortë me partnerët e Mesdheut Jugor, duke paralajmëruar se lufta e Rusisë në Ukrainë është “një kërcënim ekzistencial”.

Gjithashtu Kallas tha se pesha gjeopolitike e Mesdheut “po bëhet  më e qartë”, duke vënë në dukje se Evropa përballet me “ndryshime tronditëse”.

Ajo theksoi se pavarësisht konflikteve të shumta globale, “përgjigjja është shumë e thjeshtë”.

“Lufta e Rusisë në Ukrainë është një kërcënim ekzistencial. Nëse Presidenti rus Vladimir Putin nuk ndalohet, ai nuk do të ndalet”, tha më tej  ajo.