Bardhi reagon për deklaratën e Ramës: Mashtrues publik, shërben si zyrë avokatie për Ballukun
Deklaratat e Edi Ramës gjatë ditës së sotme për pezullimin e Belinda Ballukut, kanë sjellë dhe reagimin e kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.
‘Unike në historinë e Europës është që Kryeministri shërben si zyrë avokatie për të pandehurën Belinda Balluku’, shkruan Bardhi në postimin e tij.
Reagim i Gazment Bardhit:
MASHTRUES PUBLIK!
Unike në historinë e Europës është që Kryeministri shërben si zyrë avokatie për të pandehurën Belinda Balluku dhe që Shqipëria ka Zëvëndëskryeministër një person zyrtarisht të pandehur për abuzim me detyrën.