SYRI TV/ Libri me autor studiuesin Hyqmet Zane, promovohet 'Çamëria, heshtja që vret'
Është promovuar libri i studiuesit Hyqmet Zane, ‘Çamëria, heshtja që vret’ i studiuesit Hyqmet Zane. Autori Zane, tha se libri, trajton një nga plagët më të veçanta, që është largimi i popullit çam nga toka e tyre. Pjesëmarrësit e vlerësuan librin, si një apel për për ndërgjegjësim publik dhe institucional.
SYRI TV
Studiuesi Hyqmet Zane ka promovuar librin me titull “Çamëria – Heshtja që vret”, një vepër që trajton një nga plagët më të dhimbshme të historisë shqiptare. Autori Hyqmet Zane u shpreh, se libri ka interesa të veçanta, që lidhen me çështjen e dëbimit të popullit çam, nga trojet e veta.
Ish deputeti Dashamit Tahiri në fjalën e tij, tha se ka filluar ringritja e Çamërisë.
Aktiviteti u organizua nën kujdesin e ish-deputetit Dashamir Tahiri dhe deputetit Bujar Leskaj, ndërsa në sallë ishin të pranishëm përfaqësues të komunitetit çam, studiues, pedagogë, qytetarë dhe të ftuar të tjerë. Në fjalët e tyre, organizatorët dhe pjesëmarrësit e vlerësuan librin si një thirrje për ndërgjegjësim publik dhe institucional.