SYRI TV/ Rriten rastet e dhunës në familje në Shkodër, 124 gra kanë denoncuar dhunë këtë vit
Rriten rastet e dhunës në familje në qytetin e Shkodrës. Sipas të dhënave të organizatës “Gruaja tek Gruaja”, që merret me këtë fenomen, 124 gra kanë denoncuar dhunë gjatë këtij viti, ndërkohë që rastet e përsëritura, janë edhe më të shumta
SYRI TV
Rastet e dhunës në familje kanë njohur rritje gjatë këtij viti në Shkodër. 124 gra kanë denoncuar dhunën pranë organizatës “Gruaja tek Gruaja”, që merret me këtë problematikë prej vitesh. Ndërkohë, në total bashkë me rastet e përsëritura shifra e denoncimeve të dhunës arrin në 350 bën me dije Trendelina Boriçi, drejtuese e “Gruaja tek Gruaja”.
Faktorët që sjellin këtë numër të lartë të dhunës në familje janë të shumtë.
Ndër të tjera, Boriçi bën apel ndaj grave që të denoncojnë dhunën që në hapat e para kur ajo ndodh.