SYRI TV/ Vidhet ish-qendra Adisa në Gjirokastër, grabitësit kanë marrë pajisje kompjuterike

Qendra Adisa në Gjirokastër, e cila ofronte shërbimet që sot merren nga E-Albania, prej një jave është grabitur. Nga godina dyshohet se janë marrë pajisje kompjuterike, të cilat mund të përmbajnë të dhëna personale të qytetarëve. por pavarësisht se godina është vjedhur prej një jave, institucionet heshtin dhe thonë se ngjarja nuk ka autor. Ndërkohë godina e mbyllur prej tre vjetësh, ndonëse kushtoi miliona euro pak vite më parë për tu vënë në funksion, sot po degradohet.

SYRI TV

Sipas burimeve lokale, persona ende të panjohur kanë thyer xhamat dhe kanë marrë sende nga brendia e godinës, megjithëse nuk ka ende një bilanc zyrtar të dëmeve. Dyshimet janë se nga kjo qendër janë vjedhur pajisje kompjuterike, të cilat mund të përmbajnë të dhëna personale të qytetarëve, që dikur merrnin shërbime, të cilat sot ofrohen nga E-Albania.

 

Qendra, e hapur në vitin 2017 si pjesë e programit kombëtar për modernizimin e shërbimeve publike, u mbyll tre vjet më parë, ndonëse për të u shpenzuan miliona euro.

 

Sot godina është jo vetëm është grabitur, ku institucionet në kufijtë e absurdit thonë se nuk dinë as çfarë është grabitur, por ajo po degradohet në vend që të vihej në funksion për qëllime të tjera ndaj qytetarëve.