Tomorri: Podcastet e kryeministrit si pasqyrë e ekonomisë së Shqipërisë

Gazetari Klodian Tomorri e përshkruan episodin e fundit të podcastit të Kryeministrit Rama si një pasqyrë të ekonomisë shqiptare, por një pasqyrë që tregon më shumë boshllëqe se suksese.

Në postimin e tij në Facebook, Tomorri thekson se ndërsa Kryeministri fton sipërmarrës të vegjël, si dy motrat me dyqane lulesh, dialogu shpesh duket më shumë teatral se informativ, me pyetje banale dhe komente që nuk përballen me realitetin ekonomik.

Gazetari kritikon mënyrën se si Rama portretizon sipërmarrjen e vogël si shembull “të ndershëm”, ndërsa më gjerësisht ekonomia vendore mbetet e dominuar nga plaçkitës të tokave, 'saldatorë' që shndërrohen në xhepa ekstrabuxhetore dhe tendera publikë që ushqejnë klientelizmin. Ai thekson se inovatorët e rinj në IT, të cilët mund të sjellin ndryshim real, janë të detyruar të jetojnë jashtë vendit, duke lënë pas vetëm ata që përfitojnë nga sistemi i korrupsionit.

Tomorri përfundon me një vlerësim ironik: podcasti i kryeministrit, në vend që të jetë një mjet për transparencë dhe promovim të ekonomisë reale, shfaqet si një pasqyrë selektive e një ekonomie që nuk funksionon për shumicën e shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Podcastet e kryeministrit si pasqyrë e ekonomisë së Shqipërisë

Kishte ftuar kryeministri në podcast dy motra që kishin dy dyqane lulesh.

Edhe i pyeste ky. Po buqetat si i beni? Se janë art me vete ato.

Po po përgjigjej ajo vajza. Herë shohim modele në internet, herë i krijojmë vete.

He, i thoshte ky. Po kështu, sa lloje lulesh keni?

-Kemi plot. Por kryesisht merremi me trendafilat, përgjigjej vajza.

Është një skenë me Koco Devolen e ndjerë dhe Mehdi Malkaj, që i thotë ky, po qumësht keni ju Xha Braho?

-Kemi ore plot- i thotë ky. Si s’kemi. Sot fshatari i ka të tëra. Edhe qumështin edhe qepën.

Ato vajzat meritojnë respekt maksimal, në fakt. Se jetojnë me punë të ndershme, bëjnë ekonomi, punësojnë njerëz, paguajnë taksa etj etj.

Puna është se çfarë ekonomie ka Shqipëria. Se në episodin e radhës të podcastit të kryeministrit do u vijë radha kioskave që shesin cigare nëpër lagje.

Dhe nuk ka pasqyrë më të mirë për të kuptuar ekonominë e Shqipërisë se sa podcasti i kryeministrit.

Po të marrësh listën e sipërmarrësve që janë ftuar aty, verën disa kategori.

Të parët, janë plaçkitësit, që rrëmbejnë tokat e fshatarëve për resorte ose panele diellore.

Të dytët janë saldatorët, që thonë se prodhojnë makina, të cilët po shndërrohen në xhepa ekstrabuxhetore për të tretur paratë e buxhetit.

Kategoria e tretë janë kioskat.

Ah, herë pas here ftohet edhe ndonjë i ri shqiptar që bën inovacion në ekonominë dixhitale. Por këta jetojnë të gjithë jashtë. Se këtu në IT, kanë mbetur vetëm plaçkitësit që ushqehen me tenderat e AKSHI-t.

Kjo është ekonomia e Shqipërisë dmth. Deri në episodin e ardhshëm të podcastit.