'Të jemi të përgatitur... nëse ndodh diçka'/ Kris Jenner zgjedh vendin e varrimit, çfarë po ndodh?

Ylli i televizionit, Kris Jenner, ka zbuluar në sezonin më të ri të serialit “Kardashianët” se dëshiron që familja e saj të qëndrojë e bashkuar edhe përtej jetës. Ajo tregoi se ka nisur të mendojë seriozisht për planet funerale dhe e konsideron të domosdoshme që e gjithë familja të vendosë paraprakisht për këtë çështje.

Në një nga episodet, Kris dhe Khloe vizituan varrezat për të kërkuar vende të mundshme varrimi. Gjatë një bisede në FaceTime me vajzat e saj, Kris sugjeroi që familja të ndërtojë një mauzole të përbashkët, ide të cilën e ndau me humor dhe qetësi, sipas revistës People.

“Jam një person me çrregullim obsesiv-kompulsiv; më pëlqen të kem gjithçka nën kontroll dhe të organizuar. Si kryefamiljare, e ndjej përgjegjësi t’i mbledh të gjithë dhe ta zgjidhim këtë, që nëse ndodh diçka, të jemi të përgatitur”, tha Kris.

Ajo theksoi se e di që “do të shkojë në parajsë”, por se është po aq e rëndësishme të vendosë se ku do të prehet trupi i saj. Me humor, ajo tha se vendi i propozuar ishte “shumë afër Costco-s”, duke shtuar se familja mund të kombinonte vizitat me blerjet.

Ndërkohë, Khloe shprehu dëshirën të digjej pas vdekjes, por Kris u shpreh kundër, duke theksuar se Kylie nuk e pëlqente këtë ide. Jenner shtoi se tashmë familja ka një hapësirë të mjaftueshme funerale për të gjithë.

Në fund, me tonin e saj karakteristik, Kris deklaroi se pas vdekjes “do të pijë një martini në parajsë ndërsa shikon shfaqjen”.