Plagosje me armë pas sherrit për përparësinë në semafor

Një plagosje me armë ka ndodhur pasditen e djeshme në Fushë Kosovë, ku një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit.

Policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje rreth këtij incidenti.

Sipas policisë personi që mbeti i plagosuri ka qenë në semafor, së bashku me autorin e ngjarjes. Dhe ky i fundit për shkak se nuk i ka dhënë përparësi kalimi, ka zbritur nga makina tip Audi A 3 dhe duke e ofenduar me fjalë, ka qëlluar me armë zjarri në tokë dhe plumbi rrikoshet e ka goditur në këmbë.

Më pas i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në spital ndërsa në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar predha dhe gëzhoja.

Rasti në ndodhet në procedurë hetimore.