Kushte atmosferike të paqëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot

Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë një mot me vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh në zonat e ndryshme të territorit.

Në jug të vendit priten reshje të dobëta shiu deri në orët e mesditës, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbetet kryesisht pa reshje.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, ndërsa në det parashikohet valëzim i forcës 2 deri në 4 ballë, si në Adriatik ashtu edhe në Jon.

Kushtet atmosferike pritet të stabilizohen gradualisht gjatë pasdites.