Të shtëna me armë në Fushë-Kosovë, raportohet për një të plagosur

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e së shtunës në Fushë-Kosovë.

Rasti është regjistruar në rrugën “Dardania” më 29 nëntor 2025.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës ka deklaruar se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa deri tani nuk raportohet për të arrestuar në lidhje me incidentin.

Policia po vazhdon mbledhjen e provave dhe punën hetimore për të sqaruar motivin dhe autorët e mundshëm të ngjarjes.