Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare dramaturgu britanik Tom Stoppard, fitues i Oscarit dhe Globit të Artë
Dramaturgu britanik Tom Stoppard, fitues i një Oscar dhe një Glob të Artë për skenarin e filmit Shakespeare in Love, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, njoftoi sot agjencia e tij artistike, United Agents.
Sipas njoftimit, Stoppard vdiq në mënyrë të qetë pranë familjes së tij, në shtëpinë e tij në jugperëndim të Anglisë. “Me trishtim të thellë njoftojmë vdekjen e mikut dhe klientit tonë, Tom Stoppard, në shtëpinë e tij në Dorset,” thuhet në komunikatën zyrtare.
Stoppard u bë i njohur për skenaret e filmave Brazil dhe Shakespeare in Love, ndërsa konsiderohet një nga dramaturgët më të shquar britanikë. Ai lindi në Çekosllovaki dhe u largua nga vendi pas ardhjes së nazistëve, duke ndërtuar më pas një karrierë të jashtëzakonshme në Britani.
Trashëgimia e tij përfshin shfaqje dhe filma që kanë sfiduar dhe frymëzuar breza të tërë artistësh dhe adhurues të teatrit dhe kinemasë.