SYRI TV/ Englanders, ‘english man’ in Tirana, Nicholson: Bursa me tarifa ekskluzive

Englanders Scholarship Board Albania vijon punën prej rreth një dekade në Shqipëri duke I dhënë një mundësi të jashtëzakonshme studentëve shqiptarë që të studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar me tarifa ekskluzive vetëm për studentët nga Shqipëria. Profesor Stjuart Nikollson foli për Syri TV në një intervistë për gazetaren Migena Neli për të gjithë rrugëtimin e programit të bursave.

Syri TV

Sistemi i bursave Englanders Scholarship Board Albania vjen edhe këtë vit me mundësi të re për 10 studentë që mund përfitojnë  nga bursa me tarifa të reduktuara nga 60-70% në shkollat më të mira në Mbretërinë e Bashkuar.

Nicholson shprehet për Syri TV se pavarësisht largësisë ku do të duhet të shkojnë fëmijët për të studiuar, mosha e të cilëve duhet të jetë 15 dhe 16 vjeç, sistemi arsimor britanik i siguron prindërit se fëmijët e tyre do të kenë një vëmendje të veçantë gjatë studimeve.

Për Stuart Nicholson i cili ka ndryshuar për mirë jetët e shumë studentëve shqiptarë që në të ardhmen ky numër pritet të rritet ka edhe një falënderim krejt të sinqertë, ky falënderim vjen nga prindërit e fatlumëve që kanë arritur të përfitojnë deri më sot nga bursat e Englanders scholarship board Albania.