Luis Díaz dhe Jackson i japin fitoren Bayernit në fund

Java e dymbëdhjetë e Bundesligës solli emocione të forta dhe përmbysje dramatike, me Bayern Munihut që arriti një fitore vuajtëse 3-1 ndaj St. Paulit falë dy golave në minutat shtesë. Miqtë u befasuan që në minutën e 6-të, kur Hountondji shënoi për St. Paulin, duke vendosur presion mbi bavarezët. Megjithatë, kampionët reaguan me durim dhe barazuan pak para pushimit me Guerreiro në minutën e 44-të.

Pjesa e dytë pa Bayernin të dominonte, por goli i avantazhit erdhi vetëm në sekondat e fundit: Luis Díaz në minutën e 93-të dhe Jackson në të 96-ën vulosën përmbysjen dhe fitoren 3-1, duke shmangur një tjetër hap fals në kampionat.

Emocionet nuk munguan as në ndeshjet e tjera. Werder Bremeni u ndëshkua në minutat shtesë, kur Köln arriti të barazojë 1-1, duke i hequr vendasve një fitore të merituar. Ndërkohë, Union Berlini përjetoi një goditje të rëndë në shtëpi, teksa Heidenheimi përmbysi rezultatin dhe fitoi 2-1 me një paraqitje të shkëlqyer në fund të takimit.

Spektakël dha edhe Hoffenheimi, që nuk pati mëshirë për Augsburgun dhe triumfoi 3-0, duke konfirmuar formën e mirë dhe ritmin e lartë në kampionat.

Bundesliga vazhdon të dhurojë ritëm, gola dhe përmbysje, me çdo javë që sjell histori të reja dhe sfida të papritura.